Aktori dhe regjisori i njohur Gjergj Mena, është ndarë nga jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur në faqen e “Instagram”-it, Eja në Teatër, ku shkruan se “sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë”.
Mësohet se Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. 41-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë në orën 14:00 në Sharrë.
Të lidhura
None found
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena.
Për shtatë vite me radhë, ai drejtoi me dashuri e përkushtim festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”. Përmes punës së tij, qindra të rinj e të reja u afruan me skenën dhe mësuan ta duan teatrin.
Shfaqja “Yerma”, vepra e tij e fundit, u prit me shumë sukses dhe dëshmoi edhe një herë ndjeshmërinë e tij artistike. Ajo do të mbetet një prej gjurmëve të rrugëtimit të tij, si edhe një frymëzim për të rinjtë që do të ndërtojnë teatrin e së ardhmes.
Sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik. Qofsh i dritës, Gjergj”, shkruhet krahas fotos së Gjergj Menës.







