Lajmi i fundit

LIVE/ Lideri i PD Sali Berisha paraqitet në ambientet e SPAK për masën e sigurisë

Berisha lexon mesazhin: Dumani mercenar i Padrinos së Shqipërisë, kjo seli është seksion i PS-së

Berisha lexon mesazhin: Dumani mercenar i Padrinos së Shqipërisë, kjo seli është seksion i PS-së

10:24, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha pas paraqitjes në SPAK në kuadër të masës ‘detyrim paraqitjeje’, lexoi dhe mesazhin që ka lënë për ish drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve pas daljes nga SPAK, Berisha tha se Altin Dumani është një mercenar i Ramës, në atë që e cilëson si padrinon e Shqipërisë, ndërsa shtoi se selia e SPAK është seksion i PS.

‘Altin Gjoka Hajri Troplini dhe pesë mbiemra të tjerë, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron’, u shpreh Berisha.

Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju miq që jeni këtu dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë prononcim para shtypit në oborrin e selisë së Partisë Socaliste bis, numër 2 apo seksionin special të kësaj partie.

‘Altin Gjoka Hajri Troplini dhe pesë mbiemra të tjerë, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco