Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas raportimeve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen.
Pas ngjarjes, autori është larguar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.













