Një grabitje me armë është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku objektiv ka qenë një filial i një banke të nivelit të dytë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë brenda ambienteve dhe nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.
Në vendngjarje grupi hetimor vijon mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit përgjegjës.