Leli Kaja i “ECO-ELB” paraqitet në GJKKO pas arrestimit për korrupsion

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2026, 10:54

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB”, që menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u arrestua më 5 tetor 2026 nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e SPAK-ut, nën dyshimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, Kaja dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh administratorit të një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji në funksionin e tij. Paratë dyshohet se janë marrë si përfitim i paligjshëm dhe janë gjetur e sekuestruar gjatë kontrollit personal të administratorit.

Më 9 tetor, GJKKO vendosi ndaj Leli Kajës masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për caktimin e masës “Arrest me burg”. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa ndaj administratorit rëndojnë dyshimet për korrupsion pasiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit