Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet me armë një bankë te Komuna e Parisit, autori i maskuar largohet pas ngjarjes


Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës Raiffeisen dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash. Pas grabitjes, ai është larguar në drejtim të paditur.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shumën e parave të marra apo për persona të lënduar gjatë ngjarjes.

Policia pritet të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e grabitjes, ndërsa vijojnë përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e autorit.