Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral

2 Nëntor 2026 | 11:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi SPAK-un mos hetim të shkeljeve zgjedhore, duke iu referuar edhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet e 11 majit.

“Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet.

Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë

Partia Demokratike do të rikthehet sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku do të marrë pjesë në diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Ndërkohë,...
10:38 | 02/11/2026

Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin...
10:35 | 02/11/2026

Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, anëtari i kryesisë së lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Ervis Çela, deklaroi se kjo forcë politike ka vijë të kuqe...
21:56 | 01/11/2026