Auditorët janë plot, studentët dhe pedagogët kanë rikthyer në mësim normalisht. Që të premten, senatorë të Tiranës dhe pedagogë u dërguan mesazhe në celularë studentëve për t’i njoftuar se e hëna do të shënojë nisjen e programit normal mësimor në të gjitha fakultetet e Tiranës.

Për shkak të bojkotit prej 21 tetorit dhe mbetjen mbrapa me procesin mësimor, pedagogët zhvilluan leksione dhe jo seminare, të cilët pritet të nisin gjatë javës.

Edhe në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, studentët ndërprenë bojkotin e mësimit. Edhe aty, vendimi u mor që të premten nga Këshilli Studentor, i cili siç mësohet ka arsyetuar se situata e protestave është qetësuar edhe në kryeqytet. Për 1  javë, studentët në Korçë bojkotuan mësimin në solidaritet me protestat e studentëve në Tiranë, por nuk iu bashkuan tubimeve në kryeqytet duke zgjedhur thjesht të lënë auditorët bosh.

Edhe në universitetin e Elbasanit, ku bojkoti ishte i pjesshëm, me një grup që nuk shkonin në mësim, e të tjerë që e ndiqnin programin universitar, këtë të hënë u rikthye normaliteti për të gjithë.

Vendimi për të nisur mësimin aty ku ishte ndërprerë, u mor të premten, një ditë para protestës kombëtare të njoftuar nga studentët, e cila reflektoi një pjesëmarrje në rënie.

Më herët, në disa fakultete, studentëve u ishin shpërndarë mesazhe se nuk do t'u vendoseshin mungesa nëse bojkotonin mësimin për shkak të protestave.

Megjithatë, një grup i vogël studentësh, javën e nisën sërish në rrugë. Brenda autoditorëve në disa fakultete të Tiranës u futën vetëm për të ftuar të tjerët në protestë.

Por përballjen e patën me refuzim. Studentët vijuan leksionet, ndërsa grup i i protestës e vijuan të vetëm marshimin nëpër kryeqytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Një grup protestuesish marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

 

Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet 'revolucion' dhe ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ata kërkojnë ndryshim të sistemit politik në Shqipëri.

Ndërkohë qindra efektivë Policie janë pozicionuar para Kryeministrisë, por edhe pranë institucioneve të tjera, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.0 / 5 (8 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29

    A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?