Mediat raportojnë se avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve, Vishaj u transportua me urgjencë drejt mjediseve spitalore, pas dyshimeve se mund të jetë rrëzuar nga shkallët.
Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike. Hera e dytë që avokati i njohur përballet me një betejë të vështirë për jetën.
Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës qëndroi për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.