E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detajet e para, si u grabit “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Flash

Zbardhen detajet e para, si u grabit “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në filialin e “Raiffeisen Bank”, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Pas ngjarjes janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ndodhi grabitja, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet për kapjen e autorit.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri. Në këto kushte, ai ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë praninë e forcave të Policisë në zonën përreth filialit bankar, ku janë kryer veprimet e para hetimore.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për grabitjen dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për shumën e parave të marra, ndërsa mbetet gjithashtu e paqartë nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të grabitjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.