Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, duke ia atribuar përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës.

Bajrami ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave, afati i të cilave ishte qershori i këtij viti.

Sipas saj, kjo ka bërë që vendi të humbasë 43.8 milionë euro nga fondet e parapara përmes Planit të Rritjes të BE-së.

Ajo ka rikujtuar edhe humbjen e 613.4 milionë eurove gjatë mandatit të kaluar, për të cilat fajëson Qeverinë, duke përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“43.8 milionë euro Kosova ka humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave për të cilat afati i fundit ishte qershori i këtij viti. Mos harroni se në mandatin e kaluar Kosova ka humbur 613.4 milionë euro, sepse falë Qeverisë për 960 ditë kemi qenë nën masat ndëshkuese të BE-së”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika