Amerikania Nyla Jean e nisi me fitore paraqitjen e saj me Bashkimin, duke e udhëhequr skuadrën në derbin kundër Peja 03. Pas ndeshjes së parë me fanellën e ekipit, ajo u shpall “MVP e Javës”.
Jean regjistroi 21 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime. Ajo zuri vend edhe në ekipin më të mirë të javës, bashkë me dy basketbollistet e tjera të Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Enisa Kamerolli, si dhe Miyu Mizukawa të Trepçës e Brittney Seymour të Peja 03.
Të lidhura
None found
Në fitoren ndaj Peja 03, Kamerolli kontribuoi me 13 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Muhadri shënoi 6 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime. Për Peja 03, më efikasja ishte Seymour, me 8 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.
Mizukawa, ndërkaq, pati rolin kryesor në fitoren e Trepçës kundër Prishtinës, me 28 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.





