Avokati i njohur Saimir Vishaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe ka pësuar dëmtime serioze.
Ai është transportuar dhe shtruar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Sipas raportimeve për mediat, Vishaj është intubuar dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me situatën shëndetësore të avokatit.

© SYRI.net