Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, siç ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump, nëse Shtetet e Bashkuara do ta furnizonin shpejt Ukrainën me raketa Patriot për mbrojtje ajrore. Në një intervistë për Fox Neës, Zelensky tha se ka zhvilluar bisedime me presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë çështje.