Avokati i njohur Saimir Vishaj është shtruar në spitalin Universitar të Traumës, pasi është rrëzuar nga shkallët dhe ka mbetur i lënduar rëndë.

Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj ka bërë më dije se avokati është intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët po kujdesen për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet detaje të tjera në vijim.

Top Channel