Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes

2 Nëntor 2026 | 11:27

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së Parisit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash, sipas informacionit paraprak të policisë.

Sipas informacioneve të siguruara, autori ishte i veshur me rroba të zeza, me bluzë me kapuç dhe kapele të zezë. Ai i ka drejtuar armën punonjësit të sigurisë private te dera e bankës. Pas grabitjes, personi është larguar me skuter elektrik.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë...
13:43 | 02/11/2026

Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në një...
13:43 | 02/11/2026

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë. Vendimi për rifillimin e mësimit...
13:15 | 02/11/2026