E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit, reagon Policia e Shtetit
Lajme

Grabitja e “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit, reagon Policia e Shtetit

Dyshohet se autori kërcënoi arkëtaren me armë në kokë dhe u arratis me monopatinë

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në filialin e “Raiffeisen Bank”, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Autori, i maskuar dhe i armatosur, dyshohet se ka kërcënuar drejtpërdrejt arkëtaren, duke i vendosur armën në kokë, përpara se të merrte një shumë parash dhe të largohej me monopatinë elektrike.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45. Sipas informacioneve të publikuara, personi i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka përdorur kërcënimin me armë për të realizuar grabitjen. Pas marrjes së parave, ai është larguar me monopatinë, duke shmangur kapjen e menjëhershme nga policia.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka reaguar me një njoftim paraprak, ku konfirmon se një person i maskuar ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë ngritur pika kontrolli dhe janë angazhuar në disa zona me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes. Deri tani nuk është bërë publike shuma e grabitur, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht edhe dinamika e plotë e largimit të tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.