Bayerni i Mynihut në telashe, mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Atletico Madrid
Interi mori një goditje të rëndë në mbrëmjen e së shtunës teksa humbi në Derbin e Madonninës ndaj Milanit 3-1. Një disfatë kjo që erdhi vetëm pak ditë para ndeshjes së Ligës së kampioneve me Feyenoordin me zikaltrit që duhet ta harrojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Për Interin lind detyra që në Evropë t’i japë vazhdimësi rezultateve pozitive pas fitores me Shakhtarin për të mos humbur trenin për në playoff.
Tashmë trajneri i zikaltërve Cristian Chivu po studion formacionin; me siguri Interi do të rikthehet te skema me dy sulmues pas ndryshimit të modulit në ndeshjen derbi për shkak të gjendjes fizike të Pio Esposito dhe Bonny. Kështu, në fushë do të jetë i palodhuri Thuram që ka luajtur çdo ndeshje në kampionat e Champions, përveç atë me Mozan dhe përkrah tij me shumë mundësi do të jetë Pio Esposito që nuk shënon prej gati 2 muajsh(goli i fundit i tij ishte në fitoren 5-3 ndaj Udineses në 14 shtatorit.
Me Bastonin të skualifikuar, zgjedhjet në mbrojtje të Interit janë të detyruara dhe kështu që para Josep Martinez do të jetë trinomi Bisseck-Akanji-Carlos Augusto. Benjamin Pavard është kthyer të stërvitet pjesësisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të jetë pjesë e skuadrës për transfertën holandeze, por në rastin më të mirë ai do të nisë sfidën me Feyenoordin nga pankina.
Spence, që ishte titullar në derbi në krahun e djathtë po shkon drejt konfirmimit, me Dimarcon që kthehet të luajë titullar në të majtë pasi derbin me Milanin e nisi nga stoli. Në mesin e fushës, Zielinski do të marrë vendin e Calhanoglu që ky i fundit të pushojë dhe përkrah tij pritet të jenë Barella dhe Mkhitaryan.
Top Channel