E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ylli amerikan zgjedh verdhekuqtë, Kim Kardashian: Jam tifoze e madhe e Romës

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Romë, jo vetëm për praninë në tapetin e kuq, por edhe për një deklaratë të papritur rreth futbollit italian. Ylli amerikan i showbiz-it ka zbuluar se është tifoze e Romës, duke shprehur hapur mbështetjen për skuadrën verdhekuqe.

Sipërmarrësja dhe aktorja ndodhej në kryeqytetin italian për të marrë pjesë në aktivitetet e festivalit, ku prezantoi premierën e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair” dhe ku interpreton një nga rolet kryesore.

Gjatë komunikimit me gazetarët në tapetin e kuq të Auditorium Parco della Musica, Kardashian u pyet se cilën skuadër italiane mbështet. Përgjigjja e saj ishte e menjëhershme dhe pa shumë shpjegime.

“Po, unë bëj tifo për Romën. Jam një tifoze e madhe”, deklaroi ajo.

Reklamë

Përgjigjja e Kardashian surprizoi të pranishmit dhe tërhoqi vëmendjen e tifozëve të klubit kryeqytetas. Deklarata e saj i shton Romës një emër të njohur ndërkombëtarisht mes personazheve të famshëm që shprehin simpatinë për futbollin italian.

Kështu, përtej angazhimeve në botën e kinematografisë dhe biznesit, Kim Kardashian ka zbuluar edhe një tjetër preferencë të saj: ngjyrat verdhekuqe të Romës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.