Të martën, në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet e mesit të mandatit. Amerikanët nuk do të votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por kush do të hyjë në Kongres. Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit. Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose guvernatoren. Por përtej këtyre vendimeve, që shfaqen qartë në fletën e votimit, zgjedhësit japin edhe një vlerësim tjetër.