Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Iranin me sulme ajrore. Gjatë një tubimi elektoral, ai tha se SHBA-së mund t’i duhet ta godasë rëndë këtë vend, por nuk sqaroi se kur apo në çfarë rrethanash. “Arsyeja e vetme pse nuk e kam përfunduar punën me Iranin është se dua të tregohem i mirë”, u tha ai mbështetësve, gjatë një tubimi në Ajova, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. “Dua të përpiqem të shpëtoj sa më shumë jetë që të mundem... Por, në një moment, do të na duhet t’i godasim fort”, shtoi ai.