Homazhe për Bashkim Zenelin, Paskal Milo: Mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare
Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe personalitete të jetës publike.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka vlerësuar kontributin e diplomatit Zeneli në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të këtij profesioni.
Gjatë homazheve, Milo ndau edhe kujtimin e takimit të fundit me Zenelin, i cili po përgatitej të botonte librin e tij më të ri.
“Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar.”, tha Milo.
I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, homazhet mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit
Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes
Vlora Hyseni ankimon “arrestin në shtëpi”, paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së
- 11:44 Profesori David Colon: Aktorë të huaj ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të dëmtuar integrimin në BE
- 11:40 I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, homazhet mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit
- 11:27 Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes
- 11:20 Vlora Hyseni ankimon “arrestin në shtëpi”, paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së
- 11:01 Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral
- 10:52 Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë