Qytetarët që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave kanë tashmë më shumë alternativa për trajtimin e problemeve të tyre shëndetësore. Gjatë këtij viti, listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 155 medikamente të reja. Për këtë ndryshim dhe përfitimet që sjell për pacientët, foli drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Kukës.
“Për vitin 2026 numri i ilaçeve janë shtuar 155 ilaçe të reja krahasuar me një vit më parë. Në përgjithësi ilaçet e reja që janë shtuar janë ilaçe më cilësore dhe pacientët janë shumë të kënaqur nga këto ilaçe që përfshijnë kryesisht sëmundjet e diabetit”, tha Liman Morina.
Pjesë e skemës së rimbursimit janë kategori të ndryshme pacientësh, të cilët përfitojnë mbështetje për medikamentet që u nevojiten.
“Nga rimbursimi i ilaçeve për të gjithë kategoritë pensionistët, fëmijët, shtesat në nevojë të gjithë janë të përfshirë në përfitimin e këtyre dhe fatmirësisht qarku jonë ka një fond të konsiderueshëm të rimbursimit të ilaçeve”, tha ai.
Zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme synon të lehtësojë barrën financiare për pacientët dhe të përmirësojë aksesin e tyre në trajtimin e nevojshëm shëndetësor.











