Studentët hyjnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit     

2 Nëntor 2026 | 12:20

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, teksa të rinjtë vijojnë thirrjet për bojkotim të mësimit.

Një grup protestuesish është futur si fillim në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që vijon prej 21 ditësh.

Më pas, protestuesit janë zhvendosur në Fakultetin e Drejtësisë, ku kanë vijuar thirrjet për mobilizim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar procesin mësimor. Ata janë larguar nga auditorët dhe kanë nisur marshimin protestues, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar. I njëjti skenar ka ndodhur edhe në Fakultete te tjera si ai i Ekonomisë dhe Shkencave të Natyrës.

Gjatë marshimit, të rinjtë kanë brohoritur slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“SMS mashtruese në emër të bankave”, Policia e Shtetit: Mos klikoni, synojnë të vjedhin paratë

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e disa sms-ve mashtruese që dërgohen në emër të institucioneve bankare, me qëllim vjedhjen e të dhënave...
14:16 | 02/11/2026

Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë...
13:43 | 02/11/2026

Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në reagim,...
13:43 | 02/11/2026