Lajmi i fundit

LIVE/ 21 ditë revoltë, studentët bojkotojnë edhe sot mësimin, gati për protestë kundër Edi Ramës

La monopatinën në trotuar…/ Nga Raiffaisen Bank personi i maskuar me armë mori dy kuti me para

11:48, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person i maskuar është shfaqur me monopatinë në dyert e bankës së nivelit të dyrë Raiffaisen në kompleksin “Kika” në Komunën e Parisit në Tiranë.

Lë monopatinën në trotuar dhe o drejtohet rojes së bankës duke e kërcënuar me një send në dukje armë zjarri. Ai kërcënon punonjësit e bankës dhe i drejtohet arkës, ku nën kërcënimin e armës, merr dy kuti me para.

Ende nuk është përcaktuar vlera e parave që është grabitur, ndërsa autori del nga banka, merr monopatinën dhe largohet në drejtim të “Stadiumit Dinamo”.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kqyr kamerat e sigurisë së bankës por edhe të rrugëve që ka përshkuar autori me qëllim ndjekjen e lëvizjeve që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e tij./ Fatjon Gjinaj/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco