• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

by Java News
02/11/2026 12:03
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Foto: Botë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – siç ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump – nëse Shtetet e Bashkuara do ta furnizonin shpejt Ukrainën me raketa Patriot për mbrojtje ajrore.

Në një intervistë për Fox News, më 1 nëntor, Zelensky tha se ka zhvilluar bisedime me presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë çështje.

“Ne u thamë se nuk mund të mos kundërpërgjigjemi pas sulmeve të Rusisë ndaj sektorit tonë energjetik, ndërkohë që Rusia vret njerëzit tanë dhe sulmon rrjetin elektrik, infrastrukturën e gazit, rafineritë dhe gjithçka tjetër”, i tha ai gazetarit Trey Yingst.

“Ne thamë se, nëse doni që të mos i sulmojmë rafineritë ruse, atëherë edhe Rusia duhet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit tonë energjetik. Alternativa tjetër është të na jepni raketa Patriot. Ne do t’i sigurojmë paratë. Nuk po kërkojmë vetëm ndihmë… Do të paguajmë për to”, tha Zelensky.

Ai shtoi se, nëse Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Ukrainës raketa Patriot për një muaj, Ukraina do t’i ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse për të njëjtën periudhë.

Mund të duhen “disa vite”

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi më 30 tetor se ka miratuar shitjen e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh.

Këto raketa, për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente, synojnë të forcojnë mbrojtjen e saj përballë sulmeve ajrore gjithnjë e më të shpeshta të Rusisë.

Megjithatë, Zelensky paralajmëroi se mund të duhen “disa vite” derisa të mbërrijnë 500 raketat interceptuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkroi se “500 raketa interceptuese PAC-3 janë një numër i konsiderueshëm” dhe se ato mund të përbëjnë një paketë efektive mbrojtjeje gjatë këtij dimri.

Por, ai shtoi se “dërgesat mund të fillojnë vetëm pas disa vitesh”.

“Po u kërkojmë partnerëve tanë amerikanë të gjejnë një zgjidhje për këtë periudhë, kur rreziku është real dhe nevoja për përdorimin e raketave interceptuese PAC-3 është urgjente”, tha presidenti ukrainas.

Alex Plitsas, bashkëpunëtor në Këshillin Atlantik dhe ish-zyrtar i Pentagonit, tha se njoftimi për raketat Patriot është i rëndësishëm, por se nuk do t’u përgjigjet nevojave të menjëhershme të Ukrainës.

Ai paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike synojnë t’i terrorizojnë civilët dhe ta detyrojnë Ukrainën të dorëzohet, duke e lënë popullsinë e saj të përballet me të ftohtin e dimrit.

Raketat interceptuese PAC-3 të sistemit amerikan Patriot janë ndër armët e pakta perëndimore që mund t’i rrëzojnë raketat balistike që Rusia i lëshon drejt qyteteve ukrainase.

Trump, i cili përballet me presion politik për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë në SHBA, ka bërë thirrje për armëpushim në sektorin energjetik, duke kërkuar që Rusia dhe Ukraina t’i ndalin sulmet ndaj infrastrukturës së këtij sektori.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe u ka rezistuar thirrjeve për armëpushim.

Me afrimin e muajve të dimrit, që mund të jenë të ashpër, ajo ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe ndaj objekteve civile.

Ukraina është kundërpërgjigjur me sulme ndaj infrastrukturës energjetike ruse, për të cilën thotë se përdoret për të mbështetur luftën e Moskës kundër saj.

Në mbarë Rusinë janë raportuar mungesa të karburanteve dhe radhë të gjata në pikat e furnizimit.

Dyshime për sulme kibernetike në Ukrainë dhe Rusi

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë raportuar sulme të dyshuara kibernetike ndaj sistemeve të tyre të paralajmërimit dhe informimit të qytetarëve.

Ende nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se dyshojnë se sistemi i paralajmërimit për sulme ajrore është hakuar, por se funksionimi i tij është rikthyer në normalitet.

“Duket se dikush ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në aplikacionin për paralajmërimin e sulmeve ajrore. Ruani qetësinë dhe ndiqni njoftimet tona”, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 1 nëntor.

Një ditë më vonë, Ministria ruse e Situatave të Emergjencës njoftoi se aplikacioni i saj është goditur nga një sulm masiv kibernetik, duke u mundësuar sulmuesve t’u dërgonin qytetarëve informacione të rreme.

“Aplikacioni i Ministrisë së Situatave të Emergjencës në Rusi është bërë cak i një sulmi masiv kibernetik, përmes të cilit sulmuesit kanë mundur të shpërndajnë informacione të rreme”, njoftoi ministria në Telegram.

Nuk ka prova që dy incidentet janë të lidhura.

Mediat ruse kanë raportuar edhe për disa sulme të tjera hakerësh ndaj faqeve të internetit në Rusi gjatë ditëve të fundit.

The post Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In