Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës.

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar mbledhjen, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës kanë vijuar shqyrtimin e dy nismave të rëndësishme financiare të qeverisë.

Ministri i Financave, gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se buxheti është ndërtuar mbi tre prioritete kryesore: mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal dhe investimet e reformat në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas tij, të ardhurat për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth 9,4 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor do të jetë 2,3% e PBB-së. Malaj theksoi gjithashtu se qeveria synon gjithashtu të ulë borxhin publik në 52,4% të PBB-së, duke vijuar politikën e konsolidimit fiskal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb