Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO

Eleni Anastasi nga fshati Finiq ka rrëfyer për Saranda Web vjedhjen e banesës së saj mbrëmjen e 31 tetorit. Nga shtëpia janë marrë 6 800 euro që ajo i kishte kursyer për një operacion, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e saj janë marrë 6 800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. E moshuara tregon se vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, gjatë kohës kur ajo kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët banojnë jo shumë larg shtëpisë së saj.

Kur është kthyer në banesë, ajo ka konstatuar se dyert ishin të shqyera, ndërsa autorët e kishin kthyer shtëpinë përmbys.

Sipas denoncimit të saj, autorët kanë vjedhur edhe shumën prej 6 800 eurosh, të cilën ajo e kishte kursyer për një operacion që do të kryente, së bashku me bizhuteritë dhe sendet e tjera me vlerë.

Pas konstatimit të vjedhjes, Eleni Anastasi ka njoftuar policinë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit të saj.

Pavarësisht mbërritjes së policisë në banesë, deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.