Haxhiu kërkon masa edhe nga KGjK-ja dhe Komuna e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shprehur shqetësimin për mosveprimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komunës së Pejës lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka vlerësuar suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, por ka thënë se pret që edhe institucionet e tjera përgjegjëse të ndërmarrin masa.

Ajo ka theksuar se as kryetari i Komunës së Pejës dhe as drejtoria përgjegjëse për mirëqenie sociale, e cila mbikëqyr Qendrën për Punë Sociale, nuk kanë vepruar për të marrë masa ndaj zyrtarëve që dyshohet se nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre ligjore.

“E vlerësoj faktin që 11 policë janë suspenduar, por mbetem e shqetësuar sepse Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka vepruar. Po ashtu, as Komuna e Pejës, pra, siç e keni parë, as kryetari i Komunës dhe as drejtoria përkatëse për mirëqenie, që ka në monitorim Qendrën për Punë Sociale, nuk kanë vepruar në raport me ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës, të cilët nuk e kanë kryer detyrën në bazë të legjislacionit në fuqi”, ka deklaruar ajo.

Kryeparlamentarja ka kërkuar gjithashtu nga Prokuroria që, pa vonesa, të nisë hetimet penale ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk i kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre ose i kanë kryer detyrat në kundërshtim me ligjin.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika