Në homazhet e zhvilluara në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, ka marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat, Balla vlerësoi kontributin e Zenelit në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë një model të ambasadorit dhe një figurë që gëzonte vlerësim edhe nga diplomatët e vendeve të tjera.

“Ai ka dhënë një rol të jashtëzakonshëm. Model i ambasadorit të Shqipërisë, e nisi me Gjermaninë dhe më pas me Greqinë. Roli i tij si ambasador u vu në pah edhe nga diplomatët e vendeve të tjera. Sot ndahemi nga një mendje e ndritur, një shqiptar i madh dhe diplomat i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: