Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë vendime që familjet shqiptare duket se po i peshojnë gjithnjë e më shumë. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë të besimit te ekonomia, qytetarët ehde për muajtë e fundit të vitit vijojnë të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet ndërsa edhe bizneset nuk kanë të njëjtin optimizëm për muajt në vijim.