• Kontakt
Monday, November 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump kërcënon sërish Iranin

12:29 : 02/11/2026
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Iranin me sulme ajrore.

Gjatë një tubimi elektoral, ai tha se SHBA-së mund t’i duhet ta godasë rëndë këtë vend, por nuk sqaroi se kur apo në çfarë rrethanash.

“Arsyeja e vetme pse nuk e kam përfunduar punën me Iranin është se dua të tregohem i mirë”, u tha ai mbështetësve më 1 nëntor, gjatë një tubimi në Ajova, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

“Dua të përpiqem të shpëtoj sa më shumë jetë që të mundem… Por, në një moment, do të na duhet t’i godasim fort”, shtoi ai.

Trump deklaroi më herët se, gjatë fundjavës, ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se Irani ka qenë ndër temat e diskutuara.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Shpërthejnë dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën nga mina iraniane

Ai nuk dha hollësi të tjera.

Portali amerikan, Axios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite, raportoi se Netanyahu i ka kërkuar Trumpit t’i nisë sulmet kundër Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Megjithatë, sipas raportimit, Trump është më i prirë t’u japë kohë negociatave që janë në zhvillim, për të parë nëse ato do të sjellin rezultate.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhen kryesisht me programin bërthamor iranian dhe shqetësimet e SHBA-së dhe Izraelit se Irani mund të zhvillojë armë bërthamore.

Teherani ka këmbëngulur se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore dhe ka mohuar se synon të prodhojë armë të tilla.

Përplasja mes vendeve u përshkallëzua në shkurt të këtij viti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke goditur objektiva ushtarake dhe të lidhura me programet bërthamore e raketore.

Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe objektivave në vende të tjera të rajonit.

Në prill u arrit një armëpushim, ndërsa në qershor palët nënshkruan një memorandum që parashihte negociata për përfundimin e konfliktit.

Megjithatë, marrëveshja nuk u zbatua plotësisht dhe luftimet vazhduan, duke lënë të pazgjidhura çështjet për programin bërthamor iranian, raketat balistike dhe sanksionet amerikane.

Përpjekjet diplomatike rifilluan ditëve të fundit.

Sipas Axios-it, ndërmjetësuesit nga Katari kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët iranianë, në përpjekje për të hapur rrugën për negociata të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se Irani është i përgatitur si për diplomaci, ashtu edhe për mbrojtje.

Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka paralajmëruar se një luftë e re mund të zgjasë më shumë se përplasjet e mëparshme dhe se Trump nuk do të mund të përcaktonte i vetëm kohëzgjatjen apo kushtet e përfundimit të saj. /REL

 

Etiketa: IrankercenimSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

08:27 : 02/11/2026
BOTA

Shpërthejnë dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën nga mina iraniane

22:31 : 01/11/2026
BOTA

Florida/ Avioni privat rrëzohet në një zonë banimi dhe shpërthen në flakë, raportohet për disa viktima (VIDEO)

22:02 : 01/11/2026
BOTA

SHBA/ Kongresmenia demokrate braktis kandidatin e partisë dhe mbështet republikanin Mike Rogers për Senatin

21:28 : 01/11/2026
BOTA

Rikthimi i Lavrovit në G20 vë në pah përçarjet e Perëndimit për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

15:25 : 31/10/2026
AKTUALITET

Lotaria Amerikane 2027/ Pezullohet vendimi për rihapjen e aplikimeve

11:34 : 31/10/2026

TË GJITHA

Trump kërcënon sërish Iranin

12:29 : 02/11/2026

Zgjedhjet vendore 2027/ Maliqi: Opozita të nisë menjëherë mobilizimin në terren

12:19 : 02/11/2026

Grabitja e Raiffeisen/ Shpërthen qytetari: Më vodhën llogaritë, banka nuk më ktheu lekët…

12:11 : 02/11/2026

Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

11:56 : 02/11/2026

KE u përgjigjet akademikëve shqiptarë për protestat: Po monitorojmë korrupsionin dhe reformat!

11:46 : 02/11/2026

Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë brenda disa fakulteteve, bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit

11:43 : 02/11/2026

Dështoi në negociatat për buxhetin, jep dorëheqjen kryeministri belg Bart De Wever

11:31 : 02/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com