Pas Gjermanisë, Nike i “merr” Adidas-it edhe Champions League-n

Futboll Bota | 8 minuta më parë

“Lufta” mes Nike dhe Adidas vazhdon! Kompania amerikane e materialeve dhe veshjeve sportive vetëm pak muaj pasi i mori rivalëve nga Gjermania të drejtën për të “veshur” kombëtaren katër herë kampione të botës tani duket se i ka mposhtur edhe në një tjetër front.

Prej sezonit 2027-2028 topat e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të furnizohen nga Nike dhe jo më nga Adidas.

Sipas medieve amerikane Nike i ka ofruar UEFA-s plot 40 milionë euro në sezon për të furnizuar kompeticionet në fjalë me topat e prodhuar në SHBA. Edhe pse nuk mund të flitet për shifra zyrtare Nike për të mposhtur Adidas ka bindur UEFA-n duke i paguar plot dyfishin e shifrës që paguanin rivalët e tyre nga Gjermania. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme