Në komisionin parlamentar të kulturës të drejtuar nga demokratja Ina Zhupa, diskutimet nuk u ndalën tek buxheti, por te protesta në Tiranë, Deputetja e PD tha se qeveria i ka zhgënjyer të rinjtë dhe nuk duhet t’i ftojë në dialog, ndërsa mazhoranca iu përgjigj me refuzimin e opozitës nga studentët.

“Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë”, deklaroi Zhupa.

Deputeti i PS-së, Erjon Malaj, akuzoi demokratët se po përpiqen të përvetësojnë protestat, ndërsa theksoi se kërkesat e drejta të studentëve duhen dëgjuar dhe trajtuar në mënyrë demokratike.

“Edhe pse studentëve ua vodhët kauzën, ata prapë jo nuk ju votojnë, por as nuk ju duan afër në protestë. Çdo kauzë e drejtë, si një pjesë e kërkesave të studentëve, patjetër duhet dëgjuar e përgjigjur, por në formë demokratike dhe jo duke goditur dyert me gurë e molotovë”, tha Malaj, duke shtuar se dhuna duhet shmangur nga të gjitha palët.

Në debat ndërhyri edhe deputeti socialist Arkend Balla, i cili iu kujtoi deputetëve të PD-së se si ishin përzënë nga protesta e së shtunës dhe se zgjedhjet janë mjeti demokratik për ndërrimin e qeverisë. 

“Ju përzunë nga protesta ditën e shtunë. Dërguat gjithë pedagogët ish-deputetë të PD-së, gratë e tyre. Menduat se qeveria rrëzohet me dhunë. Zgjedhjet janë para. Le të fitojë ai që është më i zoti”, tha Balla.

Zhupa kundërshtoi akuzën se PD kërkon të marrë drejtimin e protestave. Ajo tha se demokratët i mbështesin studentët, por nuk vendosin se si dhe kur duhet të protestojnë.

“ PD ka 14 vjet që proteston. Nuk ka arritje më të madjhe se popiulloi të protestojë vetë kundër qverisë. Ësjtë më i mad populli opozitar në pgjth se një parti. pD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës. PD është në mbështetje të protestës së studentëve.Nuk vendos se kush është kundër jush. Nuk na ka ndaluar e as na ndalon njeri t’i japim masivitet protestës. Juve ju marrin me vezë kudo ku shkoni, thoni ju.”, theksoi ajo.