Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreun e SPAK Klodian Braho, ku në fokus të bisedimeve ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, forcimi i shtetit ligjor dhe mbrojtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Holandës bën të ditur se gjatë takimit janë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin në vazhdim dhe prioritetet e përbashkëta.
Holanda ka vlerësuar rolin e institucioneve shqiptare të prokurorisë në mbrojtjen e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi të ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë, në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.











Komente
Komento