Vendosni fjalën kyçe....

Studentët vijojnë marshimin në fakultetet e Tiranës, protesta kërkon dorëheqjen e Ramës


Studentët kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të vijuar protestën këtë të hënë. Të rinjtë e Akademisë së Arteve nisën fillimisht bojkotin e mësimit dhe më pas marshuan drejt fakulteteve të tjera në Tiranë, duke u bërë thirrje studentëve t’u bashkohen protestave.

Pas ndalesave në Universitetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, marshimi vijoi në drejtim të Fakultetit të Mjekësisë.

Protesta vijon kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen deri në dorëheqjen e tij, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.