Talentit të Barcelonës mund t’i vijë ftesa e parë nga Izraeli për ndeshjen me Kosovën

Orian Goren, futbollisti 17-vjeçar i Barcelonës, pritet të përfshihet për herë të parë në ekipin e parë të Izraelit, përpara përballjes me Kosovën.

Të enjten, përzgjedhësi Ran Ben Shimon do të bëjë publike listën e lojtarëve për ndeshjet e Grupit B3 të Ligës së Kombeve kundër Kosovës dhe Austrisë.

Të lidhura

None found

Izraelitët mund të përballen me mungesa në të dy takimet. Mediat vendase raportojnë se Eliel Peretz dhe Tai Baribo nuk do të jenë të gatshëm, ndërsa pjesëmarrja e Idan Nahmias mbetet e pasigurt për shkak të problemeve fizike.

Sipas “Sport5”, Peretz është i dëmtuar, ndërsa Baribo pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë, “One” shkruan se Goren është pranë marrjes së ftesës së parë në përfaqësuesen A të Izraelit. Ai ishte në stolin rezervë të Barcelonës në ndeshjen e “El Clasico”-s ndaj Real Madridit.

Çekia ka shprehur gjithashtu interesim për futbollistin e ri, por Goren ka zgjedhur të luajë për Izraelin, vendin që e ka përfaqësuar edhe në grupmoshat e reja.

Kosova dhe Izraeli do të ndeshen më 14 nëntor. Tri ditë më pas, Izraeli do të luajë kundër Austrisë.


Shtuar më 2.11.2026 13:08