Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i caktohet një muaj arrest shtëpiak për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i dyshuar për dhunë në familje.

Gjykata ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vendosur që ndaj tij të caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas vendimit, zbatimin e kësaj mase do ta mbikëqyrë Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të verifikojë respektimin e saj dhe ta njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.

Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare dhe se arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin E.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.11.2026, rreth orës 00:35, në Ferizaj, rruga “Ramadan Rexhepi”, përkatësisht në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar – QKMF, i pandehuri ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin F.F., – mjekun kujdestar në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij zyrtare, në atë mënyrë që, pasi kishte sjellë babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dukshme të dehur, për të marrë ndihmë mjekësore, gjatë kohës kur personeli mjekësor ishte duke i ofruar trajtimin e nevojshëm, i pandehuri ka ndërhyrë duke ushtruar presion ndaj personelit mjekësor, me ç’rast për shkak të hapësirës së kufizuar dhe nevojës për zhvillimin e papenguar të trajtimit mjekësor, i është kërkuar që të largohet nga dhoma, mirëpo i pandehuri ka refuzuar dhe më pas e ka goditur një herë me grusht të dëmtuarin F.F., në pjesën e majtë të fytyrës, me të cilën ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 1 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika