Studentët kanë vijuar protestën në Tiranë, duke marshuar drejt Universitetit të Mjekësisë, ku janë pozicionuar pas kalimit në disa universitete të tjera.
Gjatë marshimit, ata kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë hyrë edhe në auditorët e disa universiteteve, në kuadër të thirrjes për bojkotimin e procesit mësimor.
Pjesë e protestës janë bërë edhe studentë nga rrethet, të cilët janë shprehur se bojkoti i mësimit do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Rama.













