Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

2 Nëntor 2026 | 13:25

Të paktën 15 civilë, përfshirë një foshnjë, janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore të ushtrisë së Myanmarit ndaj katër qyteteve në shtetet Rakhine dhe Karenni.

Sipas mediave lokale, avionët ushtarakë bombarduan të dielën zona të banuara dhe një strukturë materniteti në qytetet Kyauktaw, Mrauk-U, Pauktaw dhe Kyaukphyu.

Media e pavarur “The Irrawaddy” raportoi të hënën se nga sulmet në shtetin Rakhine humbën jetën 12 persona.

Ndërkohë, një tjetër sulm ajror ishte regjistruar të shtunën në qytetin Loikaw, në shtetin Karenni, ku një avion ushtarak bombardoi një shkollë. Si pasojë, tre fëmijë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, teksa ndodheshin në ambientet e shkollës për një program ushqimor gjatë pushimeve.

Myanmarit prej vitesh është përfshirë në një luftë civile, e cila u përshkallëzua pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2021, kur ushtria, e udhëhequr nga Min Aung Hlaing, rrëzoi qeverinë e zgjedhur.

Që prej asaj kohe, disa grupe të armatosura etnike të opozitës vijojnë luftimet kundër ushtrisë në zona të ndryshme të vendit.

Shteti Rakhine është gjithashtu shtëpia e një popullsie të konsiderueshme Rohingya, një pakicë kryesisht myslimane që prej vitesh përballet me persekutim nga ushtria e Myanmarit dhe grupe të tjera të armatosura.

Qindra mijëra pjesëtarë të komunitetit Rohingya janë detyruar të largohen nga vendi ndër vite, për shkak të dhunës dhe pasigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në një zonë pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë....
12:55 | 02/11/2026

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të...
12:41 | 02/11/2026

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

Klientët e Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë, kanë bërë tërheqje masive parash pasi platforma u rihap të dielën, më 1 nëntor,...
12:14 | 02/11/2026