Belgjika në krizë qeveritare, kryeministri i ofron dorëheqjen mbretit pas dështimit të negociatave

Dështimi i negociatave për buxhetin e vitit 2027 ka thelluar përplasjet në koalicion, ndërsa mbreti i kërkon kryeministrit të gjejë një marrëveshje.

Belgjika po përballet me një krizë të re politike, pasi kryeministri Bart De Wever i ka ofruar dorëheqjen mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave mes partive të koalicionit për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Mosmarrëveshjet mes partnerëve qeverisës lidhen kryesisht me shkurtimet e shpenzimeve publike dhe rritjen e taksave, në një kohë kur vendi po përballet me presion të madh mbi financat publike, raporton Reuters.

Qeveria duhet të gjejë rreth 10 miliardë euro përmes kursimeve dhe masave të reja fiskale, por partitë e koalicionit nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të realizohet kjo.

Mbreti Philippe i ka kërkuar kryeministrit të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një kompromisi. Ai pritet të konsultohet me drejtuesit e partive të koalicionit përpara një takimi të ri me De Wever të premten.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Belgjika mund të përballet me vështirësi në financimin e shpenzimeve shtetërore dhe me një periudhë të re pasigurie politike.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika