Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, uroi shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për suksesin në zgjedhjet lokale dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e mërgatës.
Sela e përshkroi fitoren si një sihariq të madh dhe tha se ajo duhet të motivojë punën politike që vijon, me synim rikthimin e Kërçovës dhe triumfin në Butel.
Të lidhura
None found
“Përgëzime të gjithë shqiptarëve të Komunës së Bërvenicës për fitoren e arritur sot, falë vendosmërisë, punës dhe përkushtimit. Falënderim i veçantë për mërgatën, e cila edhe një herë tregoi sa e fortë është dhe sa e do atdheun.
Fitorja në Bërvenicë është një sihariq i madh dhe duhet të jetë pikënisje për punën e rëndësishme që na pret të gjithëve: rikthimin e Kërçovës dhe fitoren në Butel.
Urime nga zemra!”, shkroi Sela.






