Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, komentoi humbjen e kandidatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale të Bërvenicës. Ai u shpreh se subjekti i tij u paraqit me program dhe koncept, ndërsa kundërshtarët, sipas tij, përfituan nga pesha demografike, përdorimi i kartës kombëtare dhe ndonjë “kalë Troje” për të siguruar vota.
“Ne ishim vetëm përballë të gjithëve: dolëm me program zgjedhor dhe me një koncept, ndërsa pala tjetër përdori mbështetjen demografike, kartën kombëtare dhe ndonjë ‘kalë Troje’ për të tërhequr votues.
Të lidhura
None found
Sidoqoftë, shtimi i votave tona krahasuar me raundin e parë është i dukshëm dhe i pastër: nga 3.000 shkuam në 4.200. Edhe në raport me zgjedhjet parlamentare kemi marrë 1.300 vota më shumë, por fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi për të fituar plotësisht.
U jam mirënjohës të gjithë banorëve të Bërvenicës që na votuan, si edhe atyre që zgjodhën të mos votojnë për ne. Qeveria do t’i mbështesë të gjithë banorët e Bërvenicës.
‘Një Bërvenicë për të gjithë’ nuk është thjesht koncept, por mënyra se si punojmë”, shkroi Mickoski.







