E hënë, 2 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kemi ndryshuar mënyrën si ofrohen shërbimet”, Rama: Shkalla e meritës, pjesë e reformës së administratës publike

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar, në një komunikim së bashku me ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni, një plan të ri transformimi për administratën shtetërore, ku në fokus do të jetë vlerësimi i meritës dhe rritja e profesionalizmit në shërbimin ndaj qytetarëve.

Rama theksoi se shkalla e meritës do të jetë një nga elementet kryesore të reformës, me synimin që punonjësit më të përgatitur të kenë mundësi jo vetëm të bëhen pjesë e administratës publike, por edhe të avancojnë në karrierë.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të ndryshimeve është parashikuar krijimi i një ministrie të dedikuar administratës publike dhe mirëqeverisjes, ndërsa një rol në këtë proces do të ketë edhe inteligjenca artificiale.

“Nëse sot ne themi prania besnike, pasqyrë Albania, kemi një Diellë të transformuar në një shërbëtore që është aty aktivisht, jo vetëm për t’u transformuar, por për të marrë një pjesë të punës. Për të qenë më pranë njerëzve, duke sjellë më pranë administratën dhe shtetin, atyre që është arsyeja ekzistenciale. Pjesë e gjithë këtyre ndryshimeve ku kemi thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale, por jo vetëm, është shkalla e meritës. “Shkalla e meritës” është që të bëjmë administratën publike më të përgatitur, ku njerëzit më të përgatitur jo vetëm të hyjnë, por edhe të ecin përpara.

Reklamë

Pjesë e kësaj reforme është edhe çka kam shpallur, që është edhe krijimi i administratës publike, që i përkushtohet administratës dhe mirëqeverisjes, që përfshin institucionet dhe përgjegjësinë e shtetit. Jam këtu me ministren e Administratës Publike. Ministria ngrihet mbi një punë. Shkalla e meritës prek diçka më të thellë se si kuptojmë marrëdhënien e qytetarit dhe shtetit. Përgjatë këtyre viteve ndryshimi i administratës publike flet me fakte.

Ne e kemi ndryshuar mënyrën si ofrohen shërbimet. Kemi hequr sportelet e shëndetshme dhe që ishin përcaktuese për qytetarët. Kemi investuar në teknologji, gjë që na ka bërë shembull në rajon. Kemi ndërtuar një infrastrukturë digjitale që na ka vendosur“, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.