Vedat Muriqi do të qëndrojë te Fenerbahçe, ku synon ta përmbushë deri në fund kontratën me klubin turk.
Klubi nuk planifikon as ta shesë, as ta huazojë sulmuesin kosovar, pavarësisht interesimit të Valencias për të.
Të lidhura
None found
Skuadra e La Ligës, sipas raportimeve, po kërkon të paktën huazimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, drejtuesit e Fenerbahçes e konsiderojnë atë një lojtar shumë të rëndësishëm.
Muriqi u kthye te Fenerbahçe para nisjes së këtij sezoni. Klubi pagoi 15 milionë euro për ta transferuar nga Mallorca, ku ai pati një sezon të shkëlqyer.
Këtë sezon, sulmuesi ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime në të gjitha garat me Fenerbahçen. Kontrata e tij me klubin turk është e vlefshme deri në vitin 2029.








