Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike
Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë e administratës publike të njerëzve më të aftë.
Rama theksoi se pjesë e reformës është edhe krijimi, për herë të parë, i një ministrie të dedikuar për administratën publike dhe mirëqeverisjen, drejtimi i së cilës do t’i beshet Adea Pirdenjit.
“Kemi reflektuar mbi mënyrën se si të jemi më pranë njerëzve, duke e sjellë më pranë administratën, më pranë shtetin, duke sjellë më pranë tyre edhe ndjesinë se janë ata që janë arsyeja ekzistenciale, jetësore e shërbimeve të administratës.
Pjesë e këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në, por jo vetëm, është edhe Shkalla e Meritës. Tjetër reformë që në thelb ka të bëjë me një pyetje shumë të thjeshtë: Si ta bëjmë administratën një hapësirë ku njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar që t’i shërbejnë vendit nga ana e shtetit, të mund jo vetëm të hyjnë, por edhe të ecin përpara, kur hyjnë, në shkallën e hierarkisë në administratë?
Pjesë e kësaj reforme është edhe krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, që i përkushtohet administratës dhe mirëqeverisjes, përfshirë organizimin e institucioneve, trajtimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e secilit brenda administratës ndaj qytetarit që troket, kërkon t’i qahet halli dhe kërkon që halli i tij të mos humbasë në oqeanin e burokracisë”, tha Rama.
Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë
Kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca në Apel për Vlora Hysenin
Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK-ut dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në fokus bashkëpunimi në drejtësi
- 13:42 Rama: Punësimi në administratë përmes testimit kombëtar
- 13:38 Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona
- 13:34 Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
- 13:25 Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë
- 13:15 Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë
- 13:15 Kryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në Pragë, Çekia rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE