Industria evropiane rikthehet në rritje, por kostot e larta vazhdojnë të shqetësojnë bizneset

Porositë nga jashtë japin shpresë për industrinë evropiane, por kostot e energjisë dhe vështirësitë në furnizim mbeten sfidë për prodhuesit.

Industria në eurozonë ka shënuar rritje edhe gjatë muajit tetor, duke dhënë sinjale pozitive për ekonominë evropiane, pavarësisht kostove të larta të energjisë dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara më 2 nëntor nga S&P Global, indeksi i aktivitetit prodhues PMI zbriti lehtë në 52.7 pikë, nga 52.9 në shtator. Megjithatë, ai mbeti mbi nivelin 50 pikë, që tregon zgjerim të aktivitetit industrial, raporton Reuters.

Një zhvillim pozitiv ishte rritja e porosive nga tregjet e huaja, të cilat shënuan ritmin më të shpejtë të zgjerimit në më shumë se katër vjet e gjysmë.

Megjithatë, prodhuesit po përballen me kosto më të larta të energjisë, vështirësi në furnizim dhe rritje të çmimeve të lëndëve të para. Franca dhe Italia raportuan tkurrje të aktivitetit industrial, ndërsa disa vende të tjera regjistruan rritje.

Të fundit nga rubrika