
Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre që t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë lënë auditorët për t’u bashkuar me protestuesit.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur studentët braktisin mësimin dhe dalin përkrah kolegëve të tyre, në shenjë mbështetjeje për lëvizjen që po vijon të shtrihet në universitete.