Champions League/ Inter, në Rotterdam për të harruar derbin, zgjedhjet e mundshme të trajnerit Chivu
Juventus është në një situatë emergjente për shkak të numrit të futbollistëve të dëmtuar. Në orët e fundit kësaj liste i është shtuar edhe Weston McKennie, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen me Napolin.
Mesfushori amerikan rezultoi me një lodhje muskulare që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë. Kjo do të thotë se McKennie nuk do të luajë në transfertën e së enjtes ndaj Alkmaar në Europa League dhe bashkë me të do të mungojnë edhe 7 lojtarë të tjerë që po vuajnë dëmtime të gjata dhe bëhet fjalë për Grabara, Celik, Locatelli, Thuram, Yildiz, Nico Gonzalez dhe Conceiçao.
Këtu nuk duhet të harrojmë lënien jashtë listës së UEFA të Ruganit, Zhegrovës, Ekhator dhe Milik (edhe ky i fundit me probleme fizike).
Me fjalë të tjera, Spalletti do të ketë vërtet pak futbollistë në dispozicion, por të paktën tekniku toskan mund të marrë frymë lirisht për gjendjen e Cabal dhe Alajbegovic që shfaqën probleme në ndeshjen e së dielës. Pas kontrolleve të kryera, të dy futbollistët rezultuan se nuk kishin asnjë problem të madh dhe do të kthehen normalisht në stëvitje për ndeshjet e ardhshme.
Top Channel