• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

by A R
02/11/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën, 3 nëntor, do të zhvillohen nëntë ndeshje interesante në Champions League, të vlefshme për raundin e katërt në fazën e ligës.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në Madrid, aty ku Atletico do të presë Bayern Munich. Dy ekipet nuk kanë treguar formë shumë të mirë në këtë edicion dhe do të kërkojnë fitoren.

Gjermanët vijnë në këtë takim pas dy barazimeve, me Arsenalin dhe Viking. Në krahun tjetër, spanjollët u ndalën në transfertë nga Stuttgart.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Barcelonës dhe Aston Villas në “Camp Nou”. Katalanasit vijnë si favoritë, por shpesh kanë hasur probleme në duelet ndaj anglezëve. Barcelona vjen në këtë takim pas dy fitoreve dhe një humbje.

Në krahun tjetër, Aston Villa duket në formë të jashtëzakonshme, pasi mban vendin e dytë me nëntë pikë, pas 3 fitoreve radhazi.

Manchester United kërkon rikthimin te fitorja në shtëpi, pasi pret Romën. Ky duel do të vendosë përfundimisht të ardhmen e trajnerit Michael Carrick, i cili duket në “fije të perit”.

Manchester United numëron vetëm 3 pikë deri tani, ndërsa Roma mban vendin e 15-të me katër pikë.

Interi ka një transfertë delikate, pasi luan në Holandë ndaj Feyenoord. Zikaltërit kanë shfaqur probleme të mëdha në Champions dhe pas humbjes së fundit në derbi, kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Villarreal dhe PSG-së në Spanjë. Francezët vijnë si kryesues, me pikë të plota pas tre raundeve.

Sfidat e tjera janë: Galatasaray-Stuttgart, Shakhtar Donetsk-Sporting Lisbona, Bodo/Glimt-Lille dhe LASK-Slovan Bratislava.

Next Post
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In